Nxënësi Yll Bytyqi nga Prizreni merr rrugën e mërgimit, përshëndetet me shokët e shoqet e klasës

- Advertisement -

Ç’është ndjenja e cila i jep nuancën njerëzore njeriut dhe e bën të kuptojë esencën e të jetuarit?

Sot, shokët dhe shoqet e klasës së nxënësit Yll Bytyqi, kujdestarja e klasës, Hatixhe Bytyqi, dhe tërë stafi shkollor u përshëndetën me Yllin i cili do të zhvendoset jashtë atdheut.

- Advertisement -

Për disa njerëz, sprovat vijnë tinëzisht për të shkëputur fizikisht, por asnjëherë shpirtërisht, më të dashurit tanë. Nxënësi ynë Ylli fatkeqësisht u sprovua me ndarjen nga jeta të nënës së tij disa ditë më parë duke mbetur i vetëm. Pa nënën, pa babanë i cili i vdiq kur Ylli ishte vetëm 4 vjeç, fëmijë i vetëm-një barrë shumë e rëndë mbi supet akoma të njoma të Yllit i cili është marrë nën përkujdesjen e dajës së tij.

Daja e solli për të na thënë lamtumirën e ikjes dhe ne u prekëm thellësisht nga pamja e sotme: shokët dhe shoqet e klasës kapën duart për herë të fundit dhe premtuan që nuk do ta harrojnë asnjëherë njëri-tjetrin.

Drejtori i shkollës, Msc. Rrahim Bektashi përzgjodhi fjalët më ngushëlluese në mesin e një trishtimi i cili gjunjëzon edhe malin. Ai i uroi më të mirën në jetë, Yllit.

- Advertisement -

Andaj, nëse keqardhja është ajo ndjenjë e cila na bën më njerëzor dhe na bashkon zemrat rreth fatkeqësive, ne sot ishim një grumbull njerëzish të shkrehur në keqardhje.

Yllit, i cili la kujtimin e nxënësit të qeshur, të zgjuar e të urtë, i urojmë shëndet e suksese në jetë!

Msc.Erleta Limani