Shkolla “Selami Hallaçi”, në Gjilan ka njoftuar se nxënësi Unik Kryeziu, nga klasa V/1, i cili u shpërblye me Mirënjohje në Olimpiadën Rajonale të Matematikës – “Kupa e Anamoravës 2026”, të mbajtur më 6 qershor 2026 në Kamenicë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Krenari për shkollën tonë!
Me kënaqësi dhe krenari të veçantë ndajmë suksesin e nxënësit tonë Unik Kryeziu, nga klasa V/1, i cili u shpërblye me Mirënjohje në Olimpiadën Rajonale të Matematikës – “Kupa e Anamoravës 2026”, të mbajtur më 6 qershor 2026 në Kamenicë.
Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme që Uniku ka treguar në fushën e matematikës.
Arritje të tilla janë frymëzim për të gjithë nxënësit tanë dhe tregojnë se me vullnet, punë dhe këmbëngulje mund të arrihen suksese të shkëlqyera.
E përgëzojmë nxënësin tonë për këtë arritje të merituar dhe i urojmë suksese edhe më të mëdha në garat dhe sfidat e ardhshme!
Urime Unik! Shkolla jonë është krenare me ty!
