E diel, 26 Janar, 2025

Nxënësi u kap me armë në shkollë, reagojnë nga DKA në Gjakovë: U izolua shumë shpejt, prindërit të kenë më shumë vëmendje te fëmijët

- Advertisement1-

Një nxënës dje në një nga shkollat e Gjakovës ka hyrë me armë në shkollë, çka sot Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka reaguar duke thënë rasti është izoluar shumë shpejt nga menaxhmenti i shkollës dhe policia.

DKA kërkon nga prindërit vëmendje më të theksuar tek fëmijët dhe bashkëpunim të ngushtë me shkollën.

- Advertisement -

Reagimi i DKA në Gjakovë:

Drejtoria e Arsimit është e përkushtuar në parandalimin e dhunës në shkolla. Raporti ynë me drejtorët e shkollave dhe Policinë e Kosovës është shumë bashkëpunues dhe i ndërsjellë.

Rasti i djeshëm i nxënësit me armë në një shkollë të komunës tonë është izoluar shumë shpejt nga menaxhmenti i shkollës dhe policia të cilët i falenderojmë.

Edhe njëherë kërkojmë nga prindërit vëmendje më të theksuar tek fëmijët dhe bashkëpunim të ngushtë me shkollën.

Të gjithë bashkë mund të parandalojmë çdo dukuri jo të mirë tek të rinjët tanë.

Shkollat duhet të jenë vendet më të sigurta për nxënësit dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë edhe sigurinë përpos cilësisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrahman Jasharaj: Me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije

Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen...

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...