Nxënësi sulmon me elektroshok punëtorin teknik të një shkolle në Zhur të Prizrenit

- Advertisement5 -

Një punëtor teknik në një shkollë në fshatn Zhur të Prizrenit, dyshohet se është sulmuar me elektroshok nga një i mitur.

- paragrafi 1 -

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi viktima nuk e ka lejuar të dyshuarin të hyjë në objekt.

- Advertisement - M1

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.