Nxënësi shqiptar nga Bujanoci zë vendin e 3-të nga 110 pjesëmarrës, siguron finalen që do mbahet në Beograd

- Advertisement -

Nxënësi Qetin Aqifi i shkollës së mesme ‘Sezai Surroi’ në Bujanoc ka zërë vendin e tretë në garën e “Business challenge” nga 110 nxënës dhe pjesëmarrës nga 28 shkolla.

- paragrafi 1 -

Nxënësi Qetin Aqifi është kualifikuar në finalen e madhe që do të mbahet në Beograd, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:  

Më 02.11.2022, në garën e “Business challenge” nxënësi ynë Qetin Aqifi, nga 110 nxënës pjesmarrës nga 28 shkolla të mesme, zuri vendin e 3-të, me shokë nga shkolla tjera, dhe u kualifikua për finalen e madhe që do të mbahet në Beograd.

Me këtë rast drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu ndau mirënjohje për nxënësin fities dhe profesorin Bujar Mustafa.

- Advertisement -

Çetinit i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!