Nxënësi Rubin Bajrami, kualifikohet në finalen ndërkombëtare të garës Spelling Bee



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Mihail Grameno”, në Fushë Kosovë ka njoftuar se nxënësi Rubin Bajrami, nxënës i klasës III-5, është kualifikuar në finalen ndërkombëtare të garës Spelling Bee, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Me krenari ju njoftojmë se nxënësi i Shkollës “Mihal Grameno” (cikli I–V), Rubin Bajrami, nxënës i klasës III-5, është kualifikuar në finalen ndërkombëtare të garës Spelling Bee, të organizuar nga Infinit Center.

Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës dhe angazhimit të tij. E përgëzojmë Rubinin për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe i urojmë suksese të mëtejshme.

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë shkon edhe për mësuesen e gjuhës angleze, znj. Mirjeta Krasniqi, për përkushtimin, motivimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë përgatitjes së nxënësit.

- Advertisement - m2

I urojmë Rubinit shumë suksese në finalen ndërkombëtare dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të shkollës sonë dhe të vendit tonë!

Urime Rubinit dhe mësueses Mirjeta për këtë sukses të merituar

nx 2

Shqip | English