Nxënësi Rijad Peci nga Mitrovica me intelegjencë të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Shkolla “Migjeni” në Mitrovicë ka njoftuar se nxënësi i tyre Rijad Peci është përzgjedhur fitues në mesin e 36 nxënësve që kanë arritur rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë dhe janë klasifikuar si nxënës me Intelegjencë të jashtëzakonshme në garat ndëkombëtare të Matematikës “Kangaro 2023”, shkruan Albnian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Rijad Peci nxënës i kl. IX-të është përzgjedhur fitues në mesin e 36 nxënësve që kanë arritur rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë dhe janë klasifikuar si nxënës me Intelegjencë të jashtëzakonshme në:

GARAT NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2023 (MKC-K)
Instituti ATOMI për herë të gjashtë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 18 mars 2023, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2500 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova.
Urime Rijad!🍀

- Advertisement -