Nxënësi Riad Mani nga Prizreni premton një të ardhme të ndritshme në sportet luftarake

- Advertisement -

Riad Mani, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën “Emin Duraku”, është një yll në ngritje në sportet luftarake, me mjeshtëri të veçantë në disiplinën Kumite.

- paragrafi 1 -

Kësaj radhe, Riadi rrëmbeu medaljet e triumfit nga dy turne të ndryshëm: me vendin e parë në Ulqin dhe vendin e dytë në Istog. Pas një suksesi të tillë, destinacioni i ardhshëm i tij është Turneu i Ballkanikut i cili e afron një hap më afër realizimit të ëndrrës së tij.

- Advertisement -

Aspiratat e tija prekin skenën ndërkombëtare dhe ai pret ditën kur krenarisht do e përfaqësojë Kosovën para botës.

I pyetur për gjënë që i jep motivim për të vazhduar më tutje, ai përgjigjet “duartrokitjet e prindërve të mi të cilët më bëjnë të ndihem i veçantë dhe i përkrahur”.

Ndërsa shokët Riadi i këshillon që të kultivojnë disiplinë në çdo iniciativë që ndërmarrin sepse ajo është çelësi i dyerve të suksesit akademik dhe sportiv e cila, kombinuar me tipare të një karakteri të mirë dhe të drejtë, ndrin njeriun me shkëlqimin më fisnik.

- Advertisement -

Riadit i urojmë shëndet dhe suksese ndërsa krenohemi me arritjet e tija!