E enjte, 27 Shkurt, 2025

Nxënësi Riad Mani nga Prizreni hap ekspozitë në ambientet e shkollës “Emin Duraku”

- Advertisement1-

Riad Mani, nxënësi i klasës V-3 në shkollën “Emin Duraku” në Prizren me përkrahjen e mësueses Selvija Plakiqi, organizoi një mini ekspozitë mbresëlënëse brenda ambienteve të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

EKSPOZITË ARTI NGA NXËNËSI RIAD MANI

Nxënësi i klasës V-3 Riad Mani, me përkrahjen e mësueses Selvija Plakiqi, organizoi një mini ekspozitë mbresëlënëse brenda ambienteve të shkollës sonë.

Riadi, përveç cilësive luftarake që posedon duke qenë shumëfish kampion në disiplinat e karatesë, është edhe një piktor i talentuar i cili ka shkrirë imagjinatën, dashurinë për pikturën dhe frymëzimin artistik mbi kanvas.

Shkolla jonë me përkrahjen e plotë të drejtorit Rrahim Bektashi tradicionalisht mbështet talentet e reja dhe manifestimet artistike sikur kjo e Riadit, të cilat i japin nxënësve mundësinë për të shpalosur krijimtarinë e tyre artistike.

E.L

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...