Shkolla “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë ka njoftuar se nxënësi Raonar Malaj, me mësuesen Gentiana Mavriqi ka arritur vendin e parë në Garat e Diturisë, të mbajtura më 19 Prill 2025 në Cambridge School, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
🥇Sukses i jashtëzakonshëm për nxënësin tonë!
Me kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se Raonar Malaj, nxënës i shkollës sonë, klasa V/2 me mësuesen Gentiana Mavriqi ka arritur vendin e parë në Garat e Diturisë, të mbajtura më 19 Prill 2025 në Cambridge School.
Ky rezultat reflekton cilësinë e arsimit që ofrojmë dhe përkushtimin e nxënësve tanë për dije dhe arritje.
Urime Raonar!🌟
Jemi krenarë për ty dhe presim me padurim sukseset e tua të radhës!
👏👏👏👏👏👏