Nxënësi Oso Bujupaj, shpresa e tenisit e Kosovës

- Advertisement5 -

Nxënësi i shkollës “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, Oso Bujupaj, e përfundoi vitin 2023 si fitues në kategorinë “Orange” për grupmoshën e tij në tenis dhe u shpall “Shpresa e vitit 2023, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Më datë 16.12. 2023, Federata e Tenisit e Kosovës shpalli Laureatët e Vitit. Nxënësi i shkollës sonë, tenisti, Oso Bujupaj e përfundoi vitin 2023 si fitues në kategorinë “Orange” për grupmoshën e tij dhe u shpall “Shpresa e vitit 2023🏆”.

Stafi i shkollës festoi dhe e përgëzoi Oson për këtë arritje të lartë, me të cilën krenohet familja, mësuesja dhe shkolla.

Osos i urojmë suksese dhe duam ta kemi kampion të vazhdueshëm të tenisit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në garat ndërkombëtare.

- Advertisement - m2