Nxënësi Orion Shtrezi nga Gjakova pranohet me bursë të plotë shkollore në Universitetin Yale në SHBA

- Advertisement5 -

Nxënësi Orion Shtrezi nga Gjakova është pranuar si student me bursë të plotë shkollore në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga universitetet më prestigjioze në tërë botën, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova, e cila thotë se Orioni, është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë në vendin tonë.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Kam takuar sot nxënësin më ekselent të komunës tonë Orion Shtrezi.

Orioni është nxënës i gjimnazit ” Hajdar Dushi” dhe si në shkollë poashtu në çdo garë ka triumfuar me vendet e dalluara.

- Advertisement - m2

Me kënaqësi e kemi pranuar lajmin e mrekullueshëm që Orion Shtrezi është pranuar si student me bursë të plotë shkollore në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga universitetet më prestigjioze në tërë botën.

Kjo arritje dhe mundësi e jashtëzakonshme për Orionin, është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë në vendin tonë.

Pamja e castit 2024 03 02 134856