E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësi Olt Bajrami do t’a përfaqësojë Kosovën në garat ndërombëtare të Fizikës

- Advertisement1-

Nxënësi i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, paralelja XI-6 ka zënë vendin e dytë në Garat Republikane të Fizikës dhe falë këtij suksesi ai do t’a përfaqësojë Kosovë në garat ndërkombëtare të Fizikës.

Profesori i Fizikës, Saud Rrahmani, ka shkruar:

- Advertisement -

Krenar me punën, përkushtimin dhe motivin e nxënësve , mësimdhënësve dhe drejtorinë e Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “
Urime Olt Bajramit vendin e dytë në garat e Fizikës dhe hyrje në përfaqësuesen e Kosovës në Olimpiadë ndërkombëtare!

Urime dhe shumë suksese Era Jonuzit dhe Melos Hajrullahut që na përfaqësuan denjësisht në Olimpiadën Kosovare!

Mirënjohje pa fund për anëtarët e klubit të Fizikës ,,Dr Xhavit Ahmetit”

Ndryshe, Shoqata Kosovare e Fizikës ka shpallur rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Kosovare në Fizikë për vitin 2023, duke theksuar se nga nxënësit të cilët kanë arritur rezultate më të mira do të përzgjedhen dy ekipe, të cilat do të marrin pjesë në Olimpiadën ndërkombëtare në fizikë 2023, e cila do të mbahen në Japoni dhe Olimpiadën europiane në fizikë 2023 e cila do të mbahet në Gjermani.

Suksese edhe në Olimpiadat ndërkombtare! 

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...