Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë ka njoftuar se nxënësi Noar Prapashtica, ka fituar vendin e tretë në finalen e TIMO 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se ky rezultat është fryt i përkushtimit, punës së palodhur dhe dashurisë për dijen.
Njoftimi i shkollës “Mehmet Gjevori”:
Noar Prapashtica fiton vendin e tretë në Finalen e TIMO 2026
Me krenari njoftojmë se nxënësi i shkollës sonë, Noar Prapashtica, ka fituar vendin e tretë në Finalen e TIMO 2026. Ky rezultat është fryt i përkushtimit, punës së palodhur dhe dashurisë për dijen.
E përgëzojmë Noarin për këtë sukses të merituar dhe i urojmë edhe shumë arritje në garat dhe sfidat e ardhshme! 💙