Një sukses i veçantë është shënuar nga nxënësi i shkollës “Mehmet Gjevori”, Noar Prapashtica, i cili ka arritur të zërë vendin e parë në garën e IQ-së ku morën pjesë nxënës nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Noari, nxënës i klasës 6/3, u dallua me rezultatet e tij të shkëlqyera, duke fituar kështu një bursë të plotë (100%) në ISP, si dhe një PlayStation 5 si shpërblim për arritjen e tij.
Nga shkolla kanë shprehur krenari për suksesin e nxënësit, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe motivim për të gjithë nxënësit e tjerë.

“Noarit i urojmë suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij akademik dhe në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e shkollës.