Nxënësi Noar Prapashtica kualifikohet në finalen e “Einstein Olympiad” në Berlin

- Advertisement5 -

Nxënësi Noar Prapashtica nga klasa e gjashtë e shkollës “Mehmet Gjevori” ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e matematikës, duke u kualifikuar në finalen ndërkombëtare të garës prestigjioze “Einstein Olympiad”, e cila do të mbahet në Berlin të Gjermanisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky rezultat vjen pas paraqitjes së shkëlqyer të Noarit në garën e matematikës TIMO, ku ai fitoi vendin e dytë në nivel të Kosovës, duke dëshmuar njohuritë dhe aftësitë e tij të larta në këtë lëndë.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës “Mehmet Gjevori”, nxënësi mori pjesë edhe në garën ndërkombëtare “Einstein Olympiad”, ku konkurruan nxënës nga vende të ndryshme të botës, ndërsa performanca e tij i siguroi një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

710827597 1533606768563603 6709644595898079995 n

Shkolla ka shprehur krenarinë për arritjet e nxënësit, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe talentin e tij, si dhe i ka uruar suksese në përfaqësimin e Kosovës në finalen që do të zhvillohet në Berlin.

- Advertisement - m2

Kualifikimi në një garë të tillë ndërkombëtare konsiderohet një arritje e rëndësishme, jo vetëm për nxënësin, por edhe për shkollën dhe komunitetin arsimor në vend.

Shqip | English