Nxënësi Noar Krasniqi nga Prishtina fiton medaljen e artë në garën IQ CHALLENGE 2025

- Advertisement -

Noar Krasniqi nxënës i klasës V/3 në shkollën ‘Pejtër Pogdani’ në Prishtinë ka përfaqësuar shkollën me krenari në garën IQ CHALLENGE 2025 🧠🏆, pasi ka fituar medaljen e artë dhe ka fituar bursë 75% për ta vazhduar shkollimin në ISP, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi:

- Advertisement -

Noar Krasniqi nga klasa V/3 përfaqësoi shkollën tonë me krenari në garën IQ CHALLENGE 2025 🧠🏆.

Në këtë garë morën pjesë nxënës të klasave V, VI, VII, VIII dhe IX nga shkolla të ndryshme fillore 📚✏️.

Noari u vlerësua me medalje të artë 🥇 dhe fitoi bursë 75% për të vazhduar shkollimin në ISP nëse zgjedh të regjistrohet atje për vitin e ardhshëm shkollor. 🎓✨
Ai ishte ndër më të dalluarit, me një rezultat të jashtëzakonshëm dhe IQ mbi mesataren 📈🧠.
Urime Noarit për suksesin e arritur!
Na bëre krenarë shkollën, klasën V/3, mësuesen dhe familjen tënde që të mbështet me zemër! ❤️

- Advertisement -