Rrugën e mërgimit e mori edhe nxënësi Noar Gashi nga klasa II-4 e shkollës “Emin Duraku”, në Prizren.
Njoftimin e ka dhënë drejtori i shkollës, Rrahim Bekteshi.
Njoftimi:
Rrugën e mërgimit e mori edhe nxënësi Noar Gashi nga klasa II-4 e shkollës sonë.
Me zemra plot mall shokët dhe shoqet e klasës u mblodhën për herë të fundit rreth shokut të tyre, Noarit. Ai së bashku me familjen po nisin një rrugëtim të ri jashtë mëmëdheut. Shokët nga zemra i uruan më të mirat në këtë shteg të ri të jetës dhe premtuan që do të takoheshin sërish një ditë kur brezi i tyre të jenë bërë pishtarë të përparimit në tokën stërgjyshore.
Me lot në sy mësuesja Nora Sopi e këshilloi për herë të fundit që të bëhet i mbarë e punëtor, dhe t’i kujtoj përherë shokët dhe shoqet.
Ndërsa Noari deshi të përshëndetej edhe me drejtorin Rrahim Bektashi, për ta falenderuar për mjedisin e sigurtë dhe kreativ shkollor që drejtori dhe stafi ia ofroi çdo ditë të shkollimit të tij këtu. Drejtori i uroi fat të mbarë dhe i dha një këshillë të vlefshme: të mos e harroj asnjëherë vendlindjen, historinë së bashku me heronjtë e saj dhe identitetin shqiptar të cilin duhet ta mbaj kurorë krenarie kudo që shkon.