E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësi nga Skenderaj, shembull frymëzues i suksesit në reklamën e Shkollës Amerikane në Kosovë

- Advertisement1-

Të gjithëve na ka rënë në sy në rrjetet sociale dhe televizionet nacionale, spoti i Shkollës Amerikane në Kosovë, si një ndër vatrat ma kredibile të arsimit privat në Kosovë, që tubon nxënsit e talentuar.

Mirëpo, askush nuk e kishte ditur se protagonisti kryesor i këtij spoti është nga komuna e Skenderajt. Rilind Beka, nxënës i klasës së VI/3 në SHFMU “Shaban Jashari” në Skenderaj, është një talent i shquar që është përzgjedhur nga kjo shkollë për ta përfaqësuar stilin e sukseseve dhe arritjeve në një reklamë të veçantë.

- Advertisement -

Rilindi është jo vetëm një fytyrë e njohur në reklamën e Shkollës Amerikane, por gjithashtu një shembull frymëzues për nxënësit e Kosovës. Ai ka treguar suksese të jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe ka bërë komunitetin e Skenderajt krenar me arritjet e tij të shquara.

Me talentin dhe vendosmërinë e tij, Rilind Beka përfaqëson një model të pasimit për të gjithë nxënësit e Kosovës, duke demonstruar se me punë dhe përkushtim, është e mundur të arrihet suksesi në arsim dhe në jetë./Rajoni.org/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...