Nxënësi nga Skenderaj e kërcënon shoqen e klasës

- Advertisement -

Një i mitur nga Skenderaj është shoqëruar në stacion policor, pasi ka kërcënuar një vajzë po ashtu të mitur.

- paragrafi 1 -

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj.

- Advertisement -

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të së njëjtës shkollë. Pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Osman Geci, Skenderaj 13.01.2022 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të njëjtës shkollë. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.