Ndodh edhe kjo: Nxënësi në Prishtinë hedh sprej lotsjellës në klasë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një nxënës në një shkollë të Prishtinës, pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.

- paragrafi 1 -

Në raportin 24 orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se spreji është konfiskuar.

- Advertisement -

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.