Nxënësi mitrovicas i shkollës “Abdullah Shabani”, Narti Sadiku, ka arritur sukses të madh në garën “International STEM Olympiad – Grand Final” të mbajtur në Romë të Italisë ku përfaqësoi Kosovën.
Ai tregoi rezultat të madh duke zënë vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtare.
Nxënësi i talentuar mitrovicas u stolis me medaljen e argjendtë për suksesin e tij në kategorinë kodimit.
