Nxënësi Molos Gashi, nga klasa 5/3 me mësuese Lumturie Spahija Zyhrani, ka ngritur flamurin e suksesit në majat e dijes botërore.
Molosi ka shkëlqyer në Orlando të SHBA-ve ka fituar katër medalje, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës model “Qamil Batalli” në Prishtinë:
Me KRENARI ju njoftojmë se nxënësi ynë Molos Gashi shkëlqen në Orlando të SHBA-ve
Sot në rubrikën tonë “Nxënësit e dalluar”, kemi kënaqësinë e veçantë të ndajmë me ju një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Nxënësi ynë shembullor, Molos (Agron & Gresa) Gashi, nga klasa 5/3 me mësuese Lumturie Spahija Zyhrani, ka ngritur flamurin e suksesit në majat e dijes botërore!
Në garat prestigjioze “Neo Science Olympiad” dhe “Coding Olympiad” (Grand Final) të mbajtura në Orlando, SHBA, në një konkurrencë të fortë me pjesëmarrës nga mbi 21 shtete të botës, Molosi ka arritur rezultate fenomenale:
2 MEDALJE TË ARTA (Vendi i Parë): Në kategoritë Shkencë dhe Inteligjencë Artificiale (AI).
1 MEDALJE E ARGJENDTË (Vendi i Dytë): Në kategorinë e Kodimit/Programimit.
1 MEDALJE E BRONZTË (Vendi i Tretë): Në garën e Matematikës.
Kjo arritje vjen pas përgatitjeve intensive dhe nuk është e rastësishme.
Molosi tashmë ka një traditë të fitoreve, pasi në të kaluarën ka rrëmbyer 3 herë vendin e parë në botë në Matematikë dhe Logjikë.
Kësaj radhe, ai dëshmoi dominimin e tij edhe në fushën e teknologjisë, duke zënë vendin e parë në Programim dhe AI për grupmoshat e tij.
Molos, shkolla jote është pafundësisht krenare me ty e gjithashtu e tërë Kosova që na përfaqësove denjësisht.
Ti je dëshmia se me punë dhe përkushtim, bota është e vogël.
Urime ty dhe familjes për këtë sukses madhështor!
P.s.
Molosin e shpërblyen edhe me vizita ne vende e institucione të ndryshme e nder vendet e veçanta që vizitoi ishte edhe NASA, ku Molosi premton që do behet nje shkencëtar që do të jetë ne mesin e pak shkencëtarëve ne botë që meritojnë të japin kontributin shkencor në të ardhmen.