7 Marsi është Dita e Mësuesit, ndërsa për këtë datë nxënësit përgatisin shumë dhurat për mësimdhënësit e tyre.
Por një nxënës në mungesë të kushteve financiare ka zgjedhur që mësuesen e saj ta urojë me një kartolinë.
Drejtori i shkollës fillore në Mitrovicë “Abdullah Shabani”, Nazmi Beka, ka publikuar mesazhin që ua dërgojë ky nxënës.
Postimi i plotë:
Një nxënës në shkollën tonë ,në pamundësi financiare që të blente ndonjë dhurat simbolike (lule ,laps apo kartolinë) i kishte përgaditur disa urime në letër të thjeshtë .
Ky është urimi më domethënës dhe më i sinqertë që morëm sot në festën e 7 Marsit.
Ne vërtet kemi nevojë për respekt e sinqeritet e jo për dhurata që kushtojnë.