Nxënësi Miran Korça nga Prishtina zë vendin e parë në garat ndërkombëtare “Ars Kosova Competition”

- Advertisement -

Nxënësi Miran Korça nga shkolla “Mitrush Kuteli” në Prishtinë ka zënë vendin e parë për kategorinë e dytë, në garat ndërkombëtare të muzikës “Ars Kosova Competition”, shkruan Albanian Education.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Nxënësi i shkëlqyeshëm në mësime dhe me sjellje shembullore Miran Korça, njëkohësisht edhe nxënës në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”- Prishtinë – drejtimi klarinetë, është fitues i vendit të I-rë për kategorinë e dytë, në garat ndërkombëtare të muzikës “Ars Kosova Competition”.

I lumtë Miranit që na bëri krenar me këto suksese.

Stafi i shkollës i uron shumë suksese tjera!

- Advertisement -