Nxënësi Marius Gjika fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Matematikës në Kinë



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi shqiptar Marius Gjika ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të matematikës, duke u shpallur fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën e zhvilluar në kuadër të Kampit Ndërkombëtar Veror të Matematikës në Pekin, Kinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet prestigjioz morën pjesë mbi 50 ekipe të Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), ku garuesit u përballën me sfida të nivelit të lartë në fushën e matematikës.

- Advertisement - M1

Lajmi u bë i ditur nga Shoqata Shqiptare e Matematikës, e cila përgëzoi Marius Gjikën.

“Lajme shume te mira nga Bejing, Kine. Me kenaqesi njoftojme qe ne Olimpiaden e zhvilluar ne Kampin Nderkombetar Veror te Matematikes me pjesmarrjen e mbi 50 ekipe IMO 2026, nxenesi Marius Gjika i ekipit shqiptar eshte fitues I medaljes se Argjendit. Urime”, thuhet në njofitm.

Shqip | English