Nxënësi Mal Zeqiri shkëlqen në Dubai – fiton medaljen e artë

- Advertisement -

Mal Zeqiri, nxënës i klasës IV/2 në shkollën “Dardania” në Prishtinë, ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare të aritmetikës logjike Brainobrain Kosova, të mbajtura më 22 nëntor 2025 në Dubai.

- paragrafi 1 -

Ai u shpall fitues i medaljes së artë në kategorinë G2 – niveli i 7-të, duke dëshmuar talent dhe përkushtim të rrallë.

- Advertisement -

Në mesin e 1810 nxënësve nga 16 shtete, Mali u rendit i dyti në botë në kategorinë e tij — një arritje madhështore që e vë në pah punën e tij të palodhur dhe aftësitë e jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sukses i jashtëzakonshëm për shkollën tonë!

Mal Zeqiri, nxënës i klasës IV/2, ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë G2 – niveli i 7-të, në garat ndërkombëtare të aritmetikës logjike Brainobrain Kosova, të mbajtura më 22 nëntor 2025, në Dubai.

Mali u rendit i dyti në botë në kategorinë e tij, në mesin e 1810 nxënësve nga 16 shtete pjesëmarrëse – një arritje e jashtëzakonshme për të dhe për shkollën tonë!

Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje shkon për mësuese Merita Vokrri, për përkrahjen, punën dhe kontributin e saj të pakontestueshëm në suksesin e Malit.

Urime Malit, familjes së tij dhe SHFMU “Dardania” për këtë rezultat të shkëlqyeshëm!

Jemi krenarë për ju! 🌟🇽🇰📘