Nxënësi Lum Maqedonci i pari në garat ndërkombëtare të aritmetikës mentale

- Advertisement5 -

Një sukses i jashtëzakonshëm është shënuar nga nxënësi Lum Maqedonci, i cili përfaqësoi me dinjitet shkollën “Hasan Prishtina” në arenën ndërkombëtare.

- paragrafi 1 -

Nxënësi i klasës IV/5, nën udhëheqjen e mësueses Jeta Shehu, ka arritur të fitojë vendin e parë në Garat Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Këto gara u organizuan nga Brainobrain Academy International dhe u mbajtën në format online më 24 janar 2026, duke mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Njoftimi i shkollës:

Nxënësi Lum Maqedonci, nxënës i klasës IV/5, me mësuese Jeta Shehu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në Garat Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale.

- Advertisement - m2

Garat u organizuan nga Brainobrain Academy International dhe u mbajtën online më 24 janar 2026.

Urime të përzemërta për Lumin për këtë arritje të shkëlqyer!

Drejtoria e shkollës

654485720 1482339560347075 2684672484220991912 n