E hënë, 20 Janar, 2025

Nxënësi Lum Jerliu hyri në ekipin e Kosovës që do të marrë pjesë në IMO 2023 në Japoni

- Advertisement1-

Shkruan: FESTIM SHKODRA, koordinator i Ekipit të Komunës së Gjilanit

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) njofton se pas mbajtjes së Testit Përzgjedhës TST 1, janë përzgjedhur tre anëtarët e parë të ekipit 6-anëtarësh të Kosovës, që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadëm e 64-të Ndërkombëtare Matematike IMO 2023, që do të mbahet gjatë muajit korrik në Japoni. Këta janë: 1. Dion Aliu 2.Lum Jerliu dhe 3. Edi Berisha.

- Advertisement -

Në mesin e fituesve është edhe garuesi Lum Jerliu nxënës i kl.XII në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, anëtar i ekipit të Komunës së Gjilanit, i cili e zuri vendin e 2-të në TST 1.

I urojmë të gjithë këta fitues për suksesin e treguar në TST 1 dhe ju dëshirojmë përgatitje të mbarë për pjesëmarrje me sukses në IMO 2023. Përzgjedhja e tre anëtarëve tjerë të Ekipit të Kosovës do të bëhet në Testin Përzgjedhës TST 2, që do të mbahet më 18.02.2023 në Prishtinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...