Nxënësi Loris Qose nga Cërriku do ta përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës

- Advertisement5 -

Një arritje e rëndësishme në fushën e arsimit vjen nga një nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik.

- paragrafi 1 -

Loris Qose është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës për të Rinj (JBMO) 2026, një nga garat më prestigjioze për nxënësit e rinj në fushën e matematikës, shkruan AlbanainEducation.net.

- Advertisement - M1

Përzgjedhja e tij erdhi pas rezultateve të shkëlqyera në testin seleksionues (TST JBMO), i zhvilluar më 16 mars 2026 në “Virtus Training Center”, nga Shoqata Shqiptare e Matematikës. Ky test shërben si fazë përzgjedhëse për nxënësit më të talentuar që do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

lorisiiii

Pjesëmarrja në JBMO 2026, e cila do të mbahet nga 15 deri më 20 qershor 2026, shënon një sukses të veçantë për Qosen. Ai bëhet nxënësi i parë nga shkolla e tij dhe nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) Cërrik që arrin të përfaqësojë Shqipërinë në një olimpiadë ndërkombëtare të këtij niveli, veçanërisht në matematikë.

- Advertisement - m2

Ky rezultat konsiderohet një dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme të nxënësit, si dhe një motivim për bashkëmoshatarët e tij që të ndjekin rrugën e dijes dhe ekselencës në arsim.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara