Nxënësi Loris Qose fiton Medaljen e Artë në finalen e International STEM Olympiad



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi shqiptar Loris Qose ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar Medaljen e Artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, ku morën pjesë garues nga 56 shtete të botës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, kjo arritje është rezultat i talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Lorisit, i cili u dallua mes pjesëmarrësve në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e STEM-it.

- Advertisement - M1

Në këtë sukses ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe mësuesja e matematikës, Flutura Hoxholli, e cila e ka përgatitur dhe udhëhequr nxënësin me profesionalizëm gjatë gjithë rrugëtimit të tij drejt finales.

Ky triumf përbën një moment krenarie për shkollën, familjen dhe komunitetin arsimor, duke dëshmuar se puna e vazhdueshme, talenti dhe mbështetja cilësore në arsim mund të sjellin rezultate të nivelit më të lartë në garat ndërkombëtare.

Shqip | English