Nxënësi Liburn Ibishi, zë vendin e parë në garat e Olimpiadës së Matematikës

- Advertisement5 -

Shkolla “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë ka njoftuar se Liburn Ibishi, nxënës i klasës së pestë, ka zënë vendin e parë në garat e Olimpiadës së Matematikës, të mbajtura në Kolegjin “Mehmet Akif”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Suksesi i radhës!

Një tjetër arritje e jashtëzakonshme që dëshmon cilësinë e punës dhe përkushtimin e shkollës sonë. Nxënësi ynë, Liburn Ardian Ibishi, nxënës i klasës së pestë, ka zënë vendin e parë në garat e Olimpiadës së Matematikës, të mbajtura në Kolegjin “Mehmet Akif”.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të nxënësit dhe mbështetjes së mësimdhënësve.

- Advertisement - m2

Çdo ditë e më shumë, shkolla jonë po dëshmon se është vatër e suksesit, zhvillimit dhe arritjeve të larta.

Urime Liburnit për këtë rezultat të shkëlqyer! Na bëre krenarë! 🎉🏆📚
Telsti: mësuesja Donikë Demiri

719452498 1854444849183793 396745976243555092 n

719919441 1854444852517126 6332630857221954394 n

Shqip | English