Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim familjen Jashanica e cila tashmë, djalin e saj, Leka, e ka kampionin i cili fitoi tri medalje ku përfaqësoi Kosovën në tri fusha: Kodim, IA (Inteligjencë Artificiale) dhe Olimpiadën e Neo Shkencës, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij:
Takim shumë i këndshëm me një familje shumë të çmuar, Familja Jashanica e cila tashmë, ka kampionin i cili fitoi tri medalje ku përfaqësoi Kosovën në tri fusha: Kodim, IA (Inteligjencë Artificiale) dhe Olimpiadën e Neo Shkencës. Leka shkëlqeu në garën ndërkombëtare e cila u zhvillua në Nju Jork, uroj që ky shkëlqim të mos i ndalet kurrë.
Leka sot, përfaqëson gjeneratën më shembullore të lindur e rritur në Kosovën e lirë, i motivuar nga prindërit arsimdashës, të dhënë pas arritjes në shkencë përkundër sfidave të pjesëmarrjes dhe mungesës së përkrahjes.
Prindërit, Rizanë dhe Xhevahiren, i përgëzova për suksesin e arritur të Lekës, njëherësh, i premtova se përkrahja për pjesëmarrje në garat e ardhme, për kampionin nuk do të mungojë. Lekës i urova suksese duke e përgëzuar për arritjen dhe theksova se po e bën krenar Kosovën dhe kombin🏅 🏅 🏅