Nxënësi Lekë Grezda, i klasës V-3 në shkollën “Mehmet Gjevori”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare TIMO, të mbajtur së fundmi në Prishtinë në gjuhën angleze.
Leka fitoi Medaljen e Bronztë – Grade 5 në Matematikë, duke u renditur ndër fituesit më të mirë nga rreth 100 pjesëmarrës.
Ky rezultat pasqyron talentin dhe përkushtimin e nxënësit, i cili ka një historik të shkëlqyer në gara të ndryshme:
Medalje të Artë në Matematikë – Grade 4
Medalje të Argjendta në Aftësi Kognitive
Honorable Mention në Olimpiadën e Matematikës
Si shenjë vlerësimi për arritjet e tij dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës, Lekës i është ndarë një mirënjohje nga U.D. drejtoresha e shkollës, znj. Vlora Maliqi.
