Nxënësi Ledion Halitaj në mesin e 5 të nominuarve për çmimin “Evropiani i Vitit”

- Advertisement -

Nxënësi Ledion Halitaj është në mesin e pesë të nominuarve për çmimin “Evropiani i Vitit”, i cili ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për atë ose ata që kanë kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë babai i tij, Agron Halitaj, i cili ka njoftuar se fitues i këtij çmimi shpallet ai që merr më se shumti “like” në fotografinë e shpërndarë nga Zyra e BE-së. ‘Like’, pra është votë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i babait të Ledionit:

Ledioni, sivjet është në mesin e pesë të nominuarve për çmimin “Evropiani i Vitit”, i cili ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, për atë ose ata që kanë kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane.

Për Ledionin është nder e privilegj, e për ne si familje është edhe krenari. Fitues i këtij çmimi shpallet ai që merr më se shumti “like” në fotografinë e shpërndarë nga Zyra e BE-së. ‘Like’, pra është votë.

- Advertisement -

E për Ledionin secili ‘like’ ka peshë të madhe. Secilit që voton u falënderohemi paraprakisht!

Për sqarim: Për të bërë “Like” duhet hapur linkun që e kam shpërndarë me fotografinë e Ledionit, jo te postimi im!