Leart Gojani, nxënës i shkollës “Isa Boletini” në Drenoc të Klinës është nxënës i dalluar në klasë dhe në shkollë,aj është shembull i përkushtimit dhe suksesit në mësime.
Ai ka treguar talent dhe rezultate të shkëlqyera në gara komunale.
Një nga arritjet më të rëndësishme të tij është vendi i parë në nivel vendi në Republikën e Kosovës,në garat e gjuhës angleze “Spelling Bee2”, të organizuara nga Hamilton House, ku ai tregoi përgatitje të lartë, vetëbesim dhe mjeshtëri në përdorimin e gjuhës angleze.
Ky sukses i jashtëzakonshëm nuk do të ishte i mundur pa udhëheqjen dhe mbështetjen e mësimdhënësit të tij të gjuhës angleze, Nexhmedin Mala, si dhe pa dashurinë dhe përkrahjen e prindërve të tij, të cilët gjithmonë e kanë inkurajuar dhe motivuar për çdo arritje.
Learti është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij. I urojmë shumë suksese edhe në të ardhmen!

