Nxënësi Kron Krasniqi shpallet kampion për herë të tretë në garat ndërkombëtare të abakusit

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhemail Mustafa” ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të dijes.

- paragrafi 1 -

Nxënësi Kron Krasniqi, nga klasa 3/3, është shpallur kampion për herë të tretë radhazi në Garat Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale.

- Advertisement - M1

Në një konkurrencë të fortë me mbi 23 mijë nxënës nga 79 vende të botës, Kron Krasniqi ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në llogaritje dhe përqendrim, duke u renditur në vendin e parë.

Ky rezultat i lartë vjen si fryt i përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të tij.

Postimi i shkollës:

- Advertisement - m2

🏆 Krenaria jonë, Kron Krasniqi! 🇽🇰✨

Nxënësi ynë Kron Krasniqi nga klasa 3/3 është shpallur Champion për herë të tretë radhazi në Garat Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale 🥇🧠

Në një konkurrencë prej mbi 23,000 nxënësish nga 79 vende, Kroni dëshmoi përkushtim dhe aftësi të jashtëzakonshme!

Ky sukses është një dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit të tij, si dhe një krenari e madhe për shkollën dhe familjen e tij. 📚✨

Urime Kron! 🌟 Je frymëzim për të gjithë ne! 👏