Nxënësi Junus Aziri nga Maqedonia e Veriut është shpallur nënkampionë bote në kategoritë përkatëse të grupmoshave të tyre.
Pasi kaloi me sukses fazat kualifikuese, ai u shpall Nënkampion Bote në kategorinë e matematikës për klasat e pesta.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Junusi tërhoqi vëmendjen duke shpalosur një qilim tradicional me motive kulturore të Dibrës, një gjest simbolik që promovoi trashëgiminë shqiptare në një skenë ndërkombëtare.

Junus Aziri, është nxënës i Shkollës Fillore “Said Najdeni” në Dibër të Maqedonisë së Veriut.