Nxënësi i klasës VIII/7 në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Jakob Buzhala, ka arritur një sukses të rëndësishëm në sportin e shahut, duke fituar vendin e parë në Kampionatin Individual të Kosovës 2026 për grupmoshën U14, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë rezultat, Jakobi është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë e tij, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe aftësi të larta në këtë disiplinë.
Drejtoria e shkollës “Hasan Prishtina” e ka përgëzuar nxënësin për këtë arritje, duke i uruar suksese të mëtejshme dhe rezultate edhe më të mira në garat e ardhshme të shahut.

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara