E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësi i shkollës së mesme në Gjakovë kapet nga drejtoria me marihuanë

- Advertisement1-

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti edhe të miturit, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga drejtoria e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ku sot pasdite një nxënës i moshës së mitur është kapur me substancë narkotike të llojit marihuanë.

- Advertisement -

Kjo ka bërë që stafi i shkollës të detyrohet ta njoftojë Policinë për ta denoncuar nxënësin.

Posa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, i mituri është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të prindit është intervistuar në lidhje me rastin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....