Nxënësi i NYSS, Antian Hoti bën histori: 4 nota maksimale në provimet ndërkombëtare

- Advertisement -

Nxënësi i New York School of Science in Kosova (NYSS), Antian Hoti, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë nota maksimale 5 në katër provime të avancuara ndërkombëtare (AP).

- paragrafi 1 -

Këto provime të njohura ndërkombëtarisht për nivelin e tyre universitar të vështirësisë, vlerësohen dhe pranohen nga universitetet më prestigjioze në botë.

- Advertisement -

Performanca e Antianit është një dëshmi jo vetëm e përkushtimit të tij personal, por edhe e cilësisë së mësimdhënies dhe standardeve të larta akademike që i ofron shkolla NYSS.

Deri më tani, nxënësit e NYSS kanë dhënë mbi 100 provime AP, ku një pjesë e konsiderueshme janë vlerësuar me nota të larta 4 dhe 5 që konsiderohen rezultatet më të mira në këto provime.

- Advertisement -

Ky është një tregues i qartë i cilësisë së arsimit që ofron shkolla elitare e shkencës NYSS.

Antiani është pranuar në Northwestern University, në programin e shkencës kompjuterike. Northwestern University bën pjesë ndër 6 universitetet më të mira në SHBA, sipas USnews. /AlbanianEducation.net/.