E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

- Advertisement1-

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur u zbulua një vizatim rrëqethës në fletoren e detyrave të shtëpisë të një nxënësi të klasës së katërt, shkruan Miami Hereald.

Në këtë vizatim mund të shihen të shtënat masive në shkollën që është përfshirë nga zjarri, derisa njerëzit që ikin qëllohen me revole nga një burrë.

- Advertisement -

Dy persona janë vizatuar duke qëndruar të shtrirë të mbuluar në gjak. Kurse në këtë fletë ku është vizatuar, figurojnë edhe disa fjalë “piu, piu, piu” dhe “aaaa dhe po digjet”.

Kur mësuesit panë vizatimin menjëherë kontaktuan me policinë, të cilët me shpejtësi të madhe u shfaqen në vendin e ngjarjes dhe arrestuan Edwardsin, autorin e vizatimit rrëqethës. Ai është arrestua dhe akuzua për kërcënimet e shkruara, me të cilat paralajmëronte se do të kryej vrasje apo të lëndoj njerëz.

Megjithatë, nuk dihet se si Edwards është lidhur me nxënësin që kishte dërguar në shkollë këtë vizatim, edhe pse ka pranuar se ishte i bindur se vogëlushi do ta dërgonte në vendin e duhur vizatimin.

“Vendi jonë është goditur shumë herë nga tragjedi të tmerrshme nëpër shkolla. Për këtë arsye, situatat e tilla i trajtojmë me seriozitet”, ka deklaruar sherifi Mike Harrison në një prononcim për media.

- Advertisement -rrrrrrr

Harrison ka pranuar se menjëherë kishin marrë në pyetje Edwardsin, kurse hetuesit megjithatë nuk besojnë se Edwards kishte pasur synim të kryej skenarin e vizatimit edhe pse vrasjet masive në shkolla dhe kisha nëpër SHBA ndodhin shpesh.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...