Në shënim të 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur si Kongresi i Alfabetit, Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri ka prezantuar një nga nxënësit më të dalluar të institucionit – Harun Malokun, nxënës i klasës XII-2.
Harun Maloku njihet për sjellje shembullore dhe rezultate të larta në mësime, ndërsa veçohet posaçërisht në lëndën e Gjuhës shqipe.
Ai respekton me përpikëri rregullat e drejtshkrimit dhe spikat me aftësinë e tij të rrallë për bukurshkrim, duke e kthyer çdo fletore në një vepër arti të vërtetë të kaligrafisë.
Stafi i shkollës e cilëson Harunin si një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët, ndërsa talenti i tij në kaligrafi po vlerësohet si një pasuri e çmuar kulturore në kuadër të aktiviteteve për nder të alfabetit shqip. /Marrë nga Jepi Zë
