Nxënësi Geon Sulejmani nga Prizreni, personazh kryesor në filmin “N’udhëkryq” – me të ardhme të ndritur në aktrim

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren është shembull për orgnizime të ndryshme dhe punën me nxënës.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e kësaj shkolle në vazhdimësi arrijnë suksese, ndërsa mësimdhënësit vazhdimisht organizojnë aktivitete të ndryshme.

- Advertisement - M1

Një nga nxënësit talent në aktrim dhe shumë premtues në të ardhmen është edhe Geon Sulejmani, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai këtë e tregoi në filimin e metrazhit të shkurtër “N’udhëkryq” që u realizua në muajin qershor të këtij viti dhe u prit mjaft mirë në festivalin e filmit për nxënës në Prishtinë.

Geoni në këtë film kishte rolin kryesore, çka tregoi se e pret e ardhme e ndritur në aktrim.

- Advertisement - m2

Filmi i metrazhit të shkurtër të titulluar “N’udhëkryq” u përgatit nga nxënësit së bashku me mësimdhënëset: Fëllanza Kirajtani – koordinatore e cilësisë dhe mësimdhënësen e Gjuhës Shqipe, Samire Sallauka.

“N’udhëkryq” – Shfmu ‘Emin Duraku’ – Prizren from Doku Fest on Vimeo.