Shkolla “Asdreni” në Pejë ka njoftuar se nxënësi i saj Fron Shala, është certifikuar me sukses nga platforma prestigjioze HarvardX, pjesë e Universitetit të Harvardit, shkruan AlbanianEducation.net.
Përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Froni ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi.
“Si shkollë, ndihemi krenarë që nxënësit tanë si Froni po dëshmojnë se me punë dhe ambicie, rruga drejt institucioneve më elitare të botës është e hapur”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Njoftimi i shkollës “Asdreni” në Pejë:
Storie Suksesi 🥇
Yjet e Shkollës Sonë: Fron Shala shkëlqen në Universitetin e Harvardit (HarvardX)
Shkolla Fillore “Asdreni” në Pejë vazhdon të kultivojë talente që kalojnë kufijtë lokalë dhe shënojnë suksese në arenën ndërkombëtare.
Sot, kemi kënaqësinë e veçantë të ndajmë me ju arritjen e radhës së nxënësit tonë, Fron Shala.
Froni sapo është certifikuar me sukses nga platforma prestigjioze HarvardX, pjesë e Universitetit të Harvardit, në kursin shkencor:
“SPU30x: Super-Earths and Life”.
Përmes këtij kursi, nën mentorimin e profesorëve më të mirë të astronomisë si Dimitar Sasselov, Froni ka eksploruar tema komplekse mbi kërkimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor dhe kushtet e jetës në gjithësi.
Kjo certifikatë e verifikuar nuk dëshmon vetëm njohuritë e tij të thella në shkencë, por edhe përkushtimin, disiplinën dhe vullnetin për të ndjekur standardet më të larta akademike botërore që në moshë të hershme.
Si shkollë, ndihemi krenarë që nxënësit tanë si Froni po dëshmojnë se me punë dhe ambicie, rruga drejt institucioneve më elitare të botës është e hapur.
Urime Fronit! Vazhdo të na bësh krenarë me rrugëtimin tënd drejt dijes!