Nxënësi i klasës VI/1 i shkollës“Dardania”, Eris Laçi, ka fituar vendin e parë në konkursin letrar të organizuar në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësi i klasës VI/1 i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dardania”, Eris Laçi, ka fituar vendin e parë në konkursin letrar të organizuar në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Erisi u shpall fitues në kategorinë e tregimit, në një konkurs ku morën pjesë mbi 350 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova, me punime të frymëzuara nga tema “Epopeja e UÇK-së”.
Ky çmim është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij në krijimtarinë letrare, por edhe e interesimit të brezave të rinj për historinë dhe vlerat e vendit tonë.