Nxënësi Erik Kuçi nga Prishtina ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar Medaljen e Bronzit në kategorinë e Shkencës në finalen e International STEM Olympiad, e mbajtur në Romë të Italisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky rezultat vjen pas një gare me pjesëmarrjen e nxënësve nga dhjetëra shtete të botës, ku Erik Kuçi dëshmoi njohuri, aftësi analitike dhe përkushtim në fushën e shkencës, duke u renditur mes fituesve të olimpiadës.

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme jo vetëm për Erikun dhe familjen e tij, por edhe për arsimin në Kosovë, duke dëshmuar potencialin e nxënësve tanë për të konkurruar me sukses në skenën ndërkombëtare.
Urime Erik Kuçit për këtë medalje të merituar dhe shumë suksese në sfidat e ardhshme!