Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog ka njoftuar se nxënësi Erenik Dreshaj kl.XI/1 është pranuar në United World College East Africa (UWCEA), një institucion ndërkombëtar me reputacion të lartë në fushën e arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, rezultateve të larta dhe potencialit të tij për zhvillim të mëtejmë akademik dhe personal.
Studimet në UWCEA do t’i ofrojnë atij një mjedis bashkëkohor dhe shumëkulturor, si dhe mundësi të gjera për avancim.

Postimi i shkollës:
22.04.2026 Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog
🎓 Storie Suksesi
Me krenari të veçantë, njoftojmë se nxënësi ynë Erenik Dreshaj kl.XI/1 është pranuar në United World College East Africa (UWCEA), një institucion ndërkombëtar me reputacion të lartë në fushën e arsimit.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, rezultateve të larta dhe potencialit të tij për zhvillim të mëtejmë akademik dhe personal. Studimet në UWCEA do t’i ofrojnë atij një mjedis bashkëkohor dhe shumëkulturor, si dhe mundësi të gjera për avancim.
Shkolla jonë i uron Erenikut suksese të vazhdueshme në këtë rrugëtim të ri dhe është e bindur se ai do të përfaqësojë denjësisht vlerat tona.