Nxënësi Engjëll Ibrahimi, kualifikohet në finalen e garës ndërkombëtare STEM

- Advertisement5 -

Engjëll Ibrahimi, nxënës i shkollës “Shmu2” është kualifikuar në finalen e madhe të garës ndërkombëtare STEM, që do të mbahet në Romë, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - M1

Nxënësi ynë Engjëll Ibrahimi,nxënës i klasës së shtatë, është kualifikuar në finalen e madhe të garës ndërkombëtare STEM, që do të mbahet në Romë.

Ky është një rezultat i shkëlqyer që dëshmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e tij. Engjëlli ka arritur këtë sukses si gërshetim të punës në mes shkollës sonë dhe shkollës private Innovation Academy,shkollë kjo e udhëhequr nga Ensar Bajrami.

Shprehim falënderim të sinqertë për Innovation Academy për kontributin dhe përkushtimin në zhvillimin e talentëve të rinj, si dhe për mundësitë që u ofron nxënësve për t’u zhvilluar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

- Advertisement - m2

Shkolla jonë mbetet gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime të tilla në të mirë të nxënësve tanë, duke mbështetur çdo iniciativë që nxit dijen, kreativitetin dhe suksesin e tyre.

Urime Engjëllit për këtë arritje dhe shumë suksese në finalen në Romë!

647152615 1317538060184129 6497947042470223822 n