Endi Ymeri, nxënës i Gjimnazit të Specializuar Matematikor, do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të fizikës, IPhO 2026, të cilat do të mbahen në Kolumbi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë Gjimnazi i Specializuar Matematikor.
Ky nuk është suksesi i tij i parë në arenën ndërkombëtare. Endi ishte gjithashtu pjesë e IPhO vitin e kaluar, të mbajtur në Francë, duke dëshmuar vazhdimisht nivel të lartë të dijes dhe përkushtimit.
Njoftimi i Gjimnazit:
ENDI YMERI PËR HERË TË DYTË RADHAZI PJESË E EKIPIT TË KOSOVËS NË IPHO (GARAT INTERNACIONALE TË FIZIKËS)
Shkolla jonë është tejet krenare me Endin dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme. Ai është një shembull frymëzimi për të gjithë nxënësit tanë dhe një ambasador i denjë i dijes dhe punës së palodhshme.
Endi Ymeri, nxënës i Gjimnazit të Specializuar Matematikor, ka arritur rezultate të shkëlqyera duke fituar vendin e parë në garat shtetërore dhe vendin e dytë në Olimpiadën Shtetërore të Fizikës.
Si rezultat i këtij suksesi dhe përkushtimi të tij të vazhdueshëm, ai është përzgjedhur nga Shoqata Kosovare e Fizikës për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare të fizikës, IPhO 2026, të cilat do të mbahen në Kolumbi.
Ky nuk është suksesi i tij i parë në arenën ndërkombëtare. Endi ishte gjithashtu pjesë e IPhO vitin e kaluar, të mbajtur në Francë, duke dëshmuar vazhdimisht nivel të lartë të dijes dhe përkushtimit.
Suksese të mëtejshme, Endi! 🚀